Presidenti Gjerman kërkon falje në Poloni

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka kërkuar falje në Poloni për të gjitha viktimat e Gjermanizë Naziste të shkaktuara gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Steinmeier po qëndron në vizitë zyrtare në Poloni në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 80 vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ceremonia po mbahet në qytetin Wielun të Polonisë. Wielun ishte qyteti i parë i cili ishte bombarduar nga Gjermania Naziste gjatë LDB.

“Nuk do të harrojmë, do të marrim përsipër barrën të cilën na e jep historia jonë. Përkulem para viktimave të bombrdimeve në Wielun. Përkulem para viktimave të tiranisë gjermane dhe kërkoj falje”, ka deklaruar Presidenti Gjerman, Frank-Walter Steinmeier.