Presidenti i Brazilit del pozitiv në testin për COVID-19

Presidenti i shtetit më të madh të kontinentit të Amerikës Jugore, Brazilit, ka dalë pozitiv në testin nga COVID-19.

Mediat perëndimore raportojnë se presidenti brazilian, Jair Boslonaro, ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, përcjellë Lajme365.

Bolsonaro iu nënshtrua testimeve për COVID-19 pasiqë dje kishte shfaqur simptoma të virusit.

Brazili është shteti më i goditur nga COVID-19 në Amerikën Jugore.

Në këtë shtet nga COVID-19 janë prekur mbi 1.5 milionë banorë dhe janë shënuar mbi 64 mijë viktima. / Lajme36