Presidenti i Këshillit Europian: Largojini barrikadat dhe policinë nga veriu

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ka kërkuar që situata në veri të Kosovës të qetësohet dhe të vijojë procesi i negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Michel ka kërkuar që të largohen barrikadat e vendosura, e po ashtu edhe Njësia Speciale e policisë, përcjell Demokracia.com.

“Është koha si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurti të tërhiqen, duke përfshirë tërheqjen e Njësive Speciale të Policisë dhe barrikadat, dhe të vazhdojnë negociatat me përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak”, ka shkruar ai./Demokracia.com/

 

Të gjitha