Presidenti kërkon heqjen e kufirit Kosovë-Shqipëri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka vlerësuar se kufiri Kosovë-Shqipëri duhet të hiqet njëherë dhe përgjithmonë. Sipas tij institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të guxojnë t’i marrin këto vendime pa humbur kohë. Ai ka shprehur qëndrimin se
Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë liri të lëvizjes dhe mallrave sipas standardeve evropiane.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi:

Sapo kalova pikën kufitare në Morinë, e cila ndanë padrejtësisht Kosovën dhe Shqipërinë. Kufi ky i vendosur jashtë vullnetit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Këto gërmadha kufitare duhet të hiqen njëherë dhe përgjithmonë.

Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë liri të lëvizjes dhe mallrave sipas standardeve evropiane.

Institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të guxojnë t’i marrin këto vendime dhe atë pa humbur kohë! HTH