Presidenti Thaçi i uron shërim të shpejt Avdullah Hotit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka uruar shërim të shpejt kryeministrit Avdullah Hoti, pas infektimit me COVID-19.

”Kryeministrit Avdullah Hoti i uroj ta kalojë sa më lehtë dhe të shërohet sa më shpejtë nga COVID-19,”, ka shkruar Thaçi, përcjell Lajme365.com

Ai i’u ka bërë thirrje qytetarëve që ti zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore,duke ju uruar shërim të shpejt të gjithë të infektuarve.

”Qytetarëve të Kosovës u bëj thirrje që t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta tejkalojmë këtë periudhë të vështirë.
Të gjithë të prekurve u uroj shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në normalitet. HTH”, ka shkruar Thaçi.
Rikujtojmë se Kryeministri i Kosovës mbrëmë ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Të nderuar,
”Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia.
Avdullahu” , ka shkruar kryeministri në Facebook./lajme365.com