Presidenti Thaçi kujton 29 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së parë të Republikës së Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar sot përvjetorin e 29-të të miratimit të Kushtetutës së parë të Republikës së Kosovës.

Para 29 viteve delegatët e Kosovës në Kaçanik aprovuan dokumentin më të rëndësishëm politik dhe juridik të asaj kohe, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si shprehje të vullnetit politik të qytetarëve shumicë”, ka shkruar Presidenti Thaçi, në një postim në profilin e tij në rrjete sociale.

Thaçi ka deklaruar se “Sot, me konsideratë të lartë kujtojmë të gjithë delegatët që në rrethana të rënda okupimi treguan guxim qytetar dhe artikuluan aspiratën tonë kombëtare dhe politike për liri dhe pavarësi”.