Presidenti Thaçi ngushëllon Edi Ramën për vdekjen e nënës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për vdekjen e nënës së tij, Aneta Rama.

Thaçi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në këtë ditë të pikëllimit, por edhe të krenarisë, bashkëndjen dhimbjen për ndarjen nga jeta, të nënës Aneta.

“I dashur Edi, në këtë ditë të pikëllimit, por edhe të krenarisë, bashkëndjej me ju dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të nënës Aneta. Ngushëllimet më të sinqerta në emër timin dhe të familjes”, ka shkruar Thaçi.