Presidenti Thaçi për mediat franceze: Nuk kam qëllim të ndryshoj kufijtë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për të përjavshmen franceze “L’Express”, ka folur për 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, pritjet për samitin e Parisit, dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për perspektivën evropiane dhe liberalizimin e vizave.Duke folur për marrëveshjen me Serbinë, Thaçi ka thënë se duhet t’i bind qytetarët e Kosovës që të normalizojnë marrëdhëniet me një shtet që vetëm njëzet vjet më parë po na vriste.

I pyetur nëse shkëmbimi i territoreve me Serbinë ende temë e diskutimit, siç transmeton KP, Thaçi ka thënë se “nuk është folur asnjëherë për shkëmbim territoresh, por kur bëhet fjalë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të gjithë e dinë se një nga temat kryesore për diskutim do të jetë demarkacioni i kufirit midis Kosovës dhe Serbisë. Nuk do të jetë çështje e lehtë për t’u zgjidhur, pasi është një çështje shumë e ndjeshme në Ballkan. Unë nuk kam qëllim që të ndryshoj kufij, por më tepër t’i hap ato, si kudo tjetër në Evropë”.