Presidenti Thaçi reagon pas suksesit historik të shqipëtarëve në zgjedhjet e djeshme në Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e djeshme parlamentare në Serbi.

Thaçi ka vlerësuar suksesin e arritur nga shqiptarët e Luginës së Preshevës në zgjedhje duke fituar numër rekord të mandateve parlamentare.

“Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij”, ka shkruar Thaçi në një postim në profilin e tij në rrjete sociale.

Presidenti Thaçi theksoi se bashkërendimi i veprimeve politike gjithmonë jep rezultate.

“Ata tashmë do të kenë më shumë deputetë që do ta ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje. Bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate dhe Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë”, ka shkruar Thaçi.