Presidenti Thaçi uron shqiptarët e Malësisë në përvjetorin e themelimit të Komunës së Tuzit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar shqiptarët e Malësisë të cilët sot për herë të parë festojnë Ditën e Komunës së Tuzit.

“Shqiptarët e Malësisë sot e festojnë për herë të parë Ditën e Komunës së Tuzit. E uroj kryetarin Nikë Gjeloshaj dhe gjithë tuzjanët në këtë ditë të rëndësishme, e cila u arrit falë përpjekjeve shumëvjeçare të shqiptarëve në Mal të Zi”, ka shkruar Presidenti Thaçi në një postim në profilin e tij në rrjete sociale.

“Tuzi ka qenë gjithmonë qendër e rëndësishme administrative, kulturore dhe tradicionale për malësorët shqiptarë, por me punën dhe përkushtimin e ri, ai do të bëhet shumë shpejt edhe një qytet modern”, ka shtuar më tej Thaçi.

Ky është postimi i plotë i Presidentit Hashim Thaçi: