Presidentit Thaçi, i organizohet një pritje e madhe

Rreth orës 19 e 30 të ditës së sotme, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pritet të vijë në Kosovë, raporton IndeksOnline.

Ai do të aterrojë fillimisht në Aeroportin e Rinasit, në Tiranë, ndërsa më pas do të niset drejt pikës së kalimit kufitar në Morin.

Në shenjë respekti ndaj presidentit, është organizuar edhe pritje për të në kufi, ku kërkohet që qytetarët të marrin edhe flamurin me vete.

Organizatorët kanë shpërndarë sot posterë gjithandej me fotografinë e Thaçit, në të cilët shkruan: Mirë se vjen, president! Të gjithë në pritje të heroit të luftës dhe paqes. Pika kufitare në Morin, e premte, 17 korrik 2020, ora 19 e 30. Eja edhe ti! Merre flamurin me vete. Vendose maskën dhe mbaje distancën.

Rikujtojmë se presidenti Thaçi për katër ditë radhazi u është përgjigjur pyetjeve të prokurorit të specializuar pranë Gjykatës Speciale, në Hagë. Ndaj Thaçit, Veselit dhe disa të therë është paralajmëruar mundësia e ngritjes së një aktakuze kinse për krime të kryera gjatë luftës së fundit./IndeksOnline/

 

Mos i humb