Prezantohet projekti i Stadiumit Kombëtar të Kosovës (FOTO)

Në ambientet e Muzeut Kombëtar të Kosovës është bërë prezantimi i projektit të Stadiumit Kombëtar të Kosovës i cili do të ndërtohet në Drenas.

Ky organizim u mundësua nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ndërsa sipas tyre ky projekt cilësohet si projekti më i madh infrastrukturor sportiv që ka pasur ndonjëherë Kosova, njofton Klan Kosova.

Projekti për stadiumin është bërë sipas standardeve ndërkombëtare të FIFA- dhe UEFA-s ndërsa kapacitetet e këtij stadiumi pritet të jenë rreth 30 mijë ulëse dhe do të përdoret edhe për lojët ndërkombëtare.