Prezantoi fakte të rrejshme në gjykatë, arrestohet një femër në Prizren

Një femër është arrestuar në Prizren, pasi që gjatë një procesi gjyqësor, ka prezantuar fakte të rrejshme rreth një prone, e cila ka qenë peng lidhur me një borxh.

“E dyshuara është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Zyra për Informim Publik e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.