Prindërit e Astrit Deharit: Ekspertiza zvicerane thotë se Astriti është vrarë

Familja e Astrit Deharit ka pranuar raportin e Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore.

Babai i Astritit, Avni Dehari ka thënë se në bazë të këtij raporti Astrit Dehari është vrarë.

“Raporti na e kanë dhënë dy kopje në dy gjuhë në frëngjisht dhe të përkthyer. Sipas konkluzioneve bëhet fjalë për vrasje dhe jo vetëvrasje dhe sipas kësaj duhet të hapen hetimet për vrasjen e Astrit Deharit”, ka thënë Dehari. /Lajmi.net/