Prindërve të Deharit nuk u dorëzohet raporti i ardhur nga Zvicra

Prindërve të Astrit Deharit, Prokuroria Themelore në Prizren nuk ia ka dorëzuar raportin e ardhur nga instituti zviceran. Babai i Astritit, Avni Dehari, tha se është turp që si familje nuk njoftohen nga institucionet përgjegjëse.

“Është turp që ne si familje nuk njoftohemi prej institucioneve përgjegjëse, nuk ftohemi po detyrohemi përmes medieve me u informuar për rastin”, tha Dehari.

Ai tha se ndonëse shkuan për raport, nuk arritën ta marrin, dhe duhet të presin edhe disa ditë.

“Nuk na dhanë raportin, e kërkuam në gjuhën zyrtare që ka ardhur po nuk na dhanë, thanë me prit edhe disa ditë”, theksoi ai.

Raporti që tregon detajet për mënyrën e vdekjes së Astrit Deharit, i cili vdiq para tre vjetësh në burg, ka arritur të mërkurën dhe pritet të përkthehet në gjuhën shqipe.