Prishtina mëson rivalët në Ligë të Kampionëve të basketbollit

(nga TopSporti.com) – Skuadra e Prishtinës, që është kampione e Kosovës në basketboll, ka mësuar sot rivalët e parë të raundeve kualifikuese për Ligë të Kampionëve.

Në raundin e parë të kualifikimeve Prishtina do të ketë punë me kampionin e Polonisë, Legia, ndërsa nëse e kalon këtë raund, në të dytin do të përballet me skuadrën e fuqishme ruse, Nizhny Novogorod.