Prishtina mposht me lehtësi Dukagjinin

Prishtina ka arritur ta mposht me rezulltat të thellë 4-1 skuadren e Dukagjinit në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Kosovës.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Oto John i Prishtinës në minutën e 30-të të takimit.

Dukagjini arriti ta barzaoj rezultatin me anë të Altin Merlakut në minutën e 43-të.

Me rezultat 1-1 u mbyll pjesa e parë e ndeshjes.

Prishtina e drejtuar nga Armend Dallku ishte e papërmbajtëshme në pjesën e dytë ku arritë të shënonin tre gola.

Për rezultatit 2-1 shënoi Ahmed Januzi me një gol gtë bukur në minutën e 68-të.

Në minutat e fundit Plisat arritën të shënonin edhe dy gola të shpejtë, fillimisht për 3-1 shënoi Meriton Koronica në minutën e 85-të kurse për rezultatin përfundimtar 4-1 u përkujdes Kreshnik Uka në të 88-in minutë.

KJo ishte fitorja e tretë radazhi e Prishtinës në Superligën e Kosovës, kurse e pesta rresht duke përfshirë edhe dy fitoret e Kupës.

Me këtë fitore Prishtina rrembeu përseri pozitën e dytë në tabel me 50 pikë dy më pak se lideri Drita.

Për më shumë se dy orë vendi i dytë i takoi Gjilanit i cili kishte mposhtur Vushtrrinë me rezultat 3-0.

Gjilani mposht Vushtrrinë, merr pozitën e dytë

Ndeshja tjetër e cila është zhvilluar sot në Superligën e Kosovës i takoi Flamurtarit që mposhti rivalin direkt pë mbijetesë Drenicën si mysafir me rezultat 2-1.

Flamurtari fiton përballë Drenicës, largohet nga zona e rrezikut

Ndërsa dje lideri i Superligës Drita ka mposhtur Ferizajin me rezultat 2-0 në shtëpi./lajme365.com

Drita nuk ndalet, Mposht edhe Ferizajin