Prishtina në ballinat e mediave britanike për të keq: Publikohen akuzat për kurdisje

Klubi i Prishtinës ka përfunduar në ballinat e mediave britanike pas ndeshjes së humbur nga St Joseph’s.

Prishtinasit u eliminuan nga rrethi i parë kualifikues i Ligës së Evropës, duke pësuar humbje 2:0 në takimin e dytë, pasi ndeshja e parë përfundoi në barazim 1:1.

Kjo humbje turpëruese mori shije edhe më të keqe pas postimeve qesharake që klubi i St Joseph’s bëri në llogari të Prishtinës, duke ironizuar me deklaratat e këtyre të fundit para takimit me ta, shkruan GazetaOlle.com.

E, më e keqja erdhi sot. Gazeta e famshme britanike, ‘The Scottish Sun’, pjesë e ‘The Sun’, ka realizuar një artikull duke ngritur spekulime për kurdisje nga ana e klubit bardhekaltër.

Duke përdorur edhe akuzën e kryetarit të tifozëve Plisat, Albert Kastrati, ‘The Scottish Sun’ shkruan se prishtinasit po akuzohen për trukim, raporton Olle.

Kjo është një hije e rëndë për futbollin kosovar, që vetëm tash ka filluar paraqitjet në garat evropiane.