Prishtina përfiton mbi 11 milionë nga Ligji për Kryeqytetin

Ministria e Financave ka njoftuar se Bazuar në Ligjin Nr. 06/L-012 për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinën, neni 19 Kryeqyteti i Republikës së Kosovës Prishtina përfiton një grant shtesë nga niveli qendror, në lartësi jo më pak se 6% e grantit të përgjithshëm. Për vitin 2020 Kryeqyteti, Prishtina përfiton grant shtesë në shumë prej 11,777,096 euro, ndërsa për vitin 2021 përfiton 12,425,296 euro dhe për vitin 2022 përfiton 13,163,280 euro.