Prishtinë: Arrestohet mësuesja e historisë, dyshohet se kërcënoi me vrasje nënën e nxënësit

Ditë më parë, prindërit u mblodhën në hyrje të shkollës “Emin Duraku” për të ndaluar hyrjen e arsimtares Afërdita Misinit, me pretendimin se ajo po abuzonte me fëmijë, madje edhe po i kërcënon ata.Megjithatë e njëjta, kishte thënë se asnjëherë nuk ka kërcënuar fëmijët, derisa shton se pavarësisht se Këshilli i Prindërve e kundërshton atë, do të vazhdojë të shkojë në shkollë.Por, sërish sot në shkollë janë para njësite të policisë të cilët e kanë arrestuar mësuesen, me dyshimin se ajo ka kërcënuar me vrasje nënën e një nxënësi, shkruan Indeksonline.

Kjo arsimtare kishte ardhur nga shkolla “Pjetër Bogdani”, para dy vjetësh dhe ajo ishte suspenduar në fund të gushtit të vitit 2018. Por, ajo është rikthyer në shtator të këtij viti me vendim të gjykatës.Ndryshe, nxënësit për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tyre, kishin organizuar edhe nënshkrimin e një peticioni për shkarkimin e saj.