Prishtinë: Disa persona gjuajnë me armë një veturë

Një person ka raportuar se deri sa ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij në rrugë, persona të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri në automjetin e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 21:30 në fshatin Medvec afër Ferronikelit, në Prishtinë.

Siç thuhet në njoftimin e policisë, nuk raportohet për persona të arrestuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij në rrugë, persona të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri automjetin tij. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.