Prishtinë: Një këmbësore goditet nga vetura

Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë në rrugën Prishtinë-Lipjan, shkruan Gazeta Express.

Viktima u dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që vozitësi është shoqëruar në stacionin policor. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 16:30 në rrugën Prishtinë – Lipjan, ka ndodhur aksident trafiku, ne mes të një automjeti dhe një këmbësoreje. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe e  njëjta është dërguar për trajtim mjekësor. Ngasësi i  automjetit është shoqëruar në stacion policor ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal  të komunikacionit rrugor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Express/