Prishtinë: Vendimi për rrënimin e shkollës përplas mësimdhënësit me zyrtarin komunal

Nxënësit e gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë kanë protestuar te Komuna e Prishtinës pas vendimit për transferim të tyre në shkolla të tjera dhe vendimit për rrënimin e kësaj shkolle, raporton Ekonomia Online.

Pas protestës, mësimdhënësit i ka pritur në takim këshilltari komunal, Adrian Berisha.

Berisha u përball verbalisht me mësimdhënësit, duke u ofenduar rëndë njëri me tjetrin.

Sipas tij, mbyllja e shkollës po bëhet për të mirën e nxënësve, për të mos rrezikuar jetën e tyre.

Pasi siç tha ai, arkitektet e kanë vlerësuar se objekti i shkollës është i kalbur, si dhe gjatë reshjeve të shiut, hynë uji brenda objektit.

Mësimdhënësit iu drejtuan Berishës se jeni i manipuluar dhe po përdorni mbylljen e shkollës për interesa partiake.