Prizren: 64-vjeçari gjendet i vdekur në një motel

Një i moshuar është gjetur i vdekur në një motel në Prizren, gjatë ditës së djeshme. Express merr vesh se viktima është i moshës 64-vjeçare.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj.

“Rreth orës 12:17 min., policia ka pranuar një informacion nga një ekip e emergjencës se në një motel në Prizren është gjetur një person pa shenja jete. Hetuesit dhe forenzika kanë dalur në vendin e ngjarjes, është informuar Prokurori dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajete është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Osmanollaj./Gazeta Express