Prizren: Arrestohet 29 vjeçarja, dyshohet se vodhi stoli ari në vlerë 6000 euro

Stacioni Policor në Prizren të enjtën kishte pranuar informatën lidhur me një rast vjedhje në lokacionin rr. “Wiliam Woker” në Prizren.

Viktima në deklaratën e saj theksoi se e dyshuara e panjohur femër duke e mashtruar djalin e viktimës, ku i kishte kërkuar një gjilpërë në mënyrë që ta largonte nga aty, e më pastaj e njëjta ishte futur në dhomën tjetër dhe kishte vjedhur stoli ari në vlerë rreth 6250 euro.

Pas një pune intensive hetimore, hetuesit policor kanë siguruar video regjistrimet e kamerave të sigurisë të objektit të banesës në fjalë, ku vërehet e dyshuara femër duke dalë nga hyrja “B”, me një kuti në dorë, ku dyshohen të kenë qenë stolitë e arit të të dëmtuarës në fjalë.

Duke vepruar menjëherë dhe në bashkëpunim të ngushtë me qytetarë, hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë tani të dyshuarën M.K e lindur ne vitin 1990.

Hetuesit policorë janë duke punuar me intensitet të lartë në zbardhjen e disa rasteve tjera të kësaj natyre, të cilat dyshohen të jenë kryer nga e njëjta e dyshuar.

Ndaj të dyshuarës është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë dhe e njëjta është dërguar në Qendrën e ndalimit në Stacionin Policor Prizren.