Prizren: Dhjetëra të rinj i bashkohen AAK-së

Dega e AAK-së në Prizren, njofton në faqen e saj zyrtare në facebook se dhjetëra të rinjë nga Prizreni, i janë bashkuar këtij subjekti politik. ” Dhjetëra të rinjë nga Prizreni, sot na janë bashkuar në rrugëtimin tonë për ndryshimin e sigurtë dhe e kemi krijuar nëndegën e AAK-së në lagjen “2 Korriku”, me kryetar z.Hamit Alemdar.

Me një entuziazëm të paparë ata u dhanë mbështetje 5 kandidatëve nga Prizreni të cilët sot kanë filluar garën për deputetë të cilës i prinë Lideri Ramush Haradinaj, i nominuar për president të Vendit! Kjo është një frymë e re e Aleancës në Prizren!

Të pranishëm në këtë ngjarje pos Kryetarit të Degës, z.Lulzim Kabashit, ishte edhe Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit dhe Nënkryetar i AAK-së, z.Muharrem Nitaj i cili nga nderoi me prezencën e tij! Na priftë e mbara të gjithëve.”, thuhet në fund të këtij njoftimi nga dega e AAK-Prizren.