Prizren: Drejtoria e Shëndetësisë fillon konsultimet me pacientë përmes telefonit

Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren me qëllim të shmangies së grumbullimeve për nevoja mjekësore, që nga data 6 Prill do të fillon shërbimin online në kujdesin parësor shëndetësor në Komunën e Prizrenit.

Kështu ka njoftuar Drejtori i Shëndetësisë në këtë Komunë Visar Shehu, i cili ka thënë se mjekët në Qendrat e Mjekësisë Familjare do të kenë komunikim me të gjithë pacientët eventual përmes telefonatave dhe aplikacioneve tjera duke dhënë këshilla dhe informacione për gjendjen  shëndetësore të pacientëve në bazë të informatave të pacientëve.

Sigurisht KPSH-ja do ofroje shërbime normale si zakonisht, por ky është edhe një shërbim shtese i cili ofrohet për shkak te pandemisë, me qellim te rruajtjes se shëndetit publik.

Pacientet ketë shërbim do e marrin duke telefonuar ne numrat kontaktues qe do i publikojmë se shpejti për secilën QMF, ne baze te rajonit ku operojnë.

Ky është njoftimi nga Drejtoria e Shëndetësisë: 

MJEKESIA FAMILJARE ONLINE!

Me qellim te shmangies se kontakteve dhe grumbullimeve eventuale per nevoja mjekesore, nga data 6 PRILL fillon sherbimi online ne kujdesin paresor shendetesor ne Komunen e Prizrenit.

Mjeket ne QKMF dhe ne te gjitha QMF-te do kene komunikim me te gjithe pacientet evetual permes telefonatave dhe aplikacioneve tjera duke dhene keshilla dhe informacion per gjendjen shendetesore te pacienteve ne baze te informatave te pacienteve.

Sigurisht KPSH-ja do ofroje sherbime normale si zakonisht, por ky eshte edhe nje sherbim shtese i cili ofrohet per shkak te pandemise, me qellim te rruajtjes se shendetit publik.

Pacientet kete sherbim do e marrin duke telefonuar ne numrat kontaktues qe do i publikojme se shpejti per secilen QMF, ne baze te rajonalizimit i cili eshte ne fuqi.