Prizren: Gruaja rrah bashkëshortin

Zyra për informim publik e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, njofton se organet e rendit kanë  arrestuar një femër, e cila dyshohet se  ka sulmuar bashkëshortin e saj. Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë konfiskuar një mjet te mprehtë, i cili dyshohet se ishte përdorur në rast. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton, Shaban Osmanollaj, zëdhënës i DRP-së në Prizren.