Prizren: LDK e NISMA reagojnë mbi njoftimin e komunës për pagesën e tatimit në pronë, e quajnë kërcenim për qytetarët

Pas një njoftimi nga Komuna e Prizrenit se personat të cilët nuk shprehin interesim për të lidhë kontratë për të paguar borxhet për tatim në pronë do të inicoj procedura përmbarimore, kanë reaguar dy partitë opozitare atje.

Zafir Berisha i Nismës, ka thënë se kërcënimi me përmbarues tregon edhe njëherë çmendurin e kësaj qeveri në ikje.

‘‘Kërcënimi me përmbarues drejtuar qytetarve dhe bizneseve nga Myta dhe qeveria e LVV në kohën kur çdo gjë është e atakuar nga kriza dhe izolimi për arsye te masave anti-covid-19, tregon edhe njëher çmendurin e k’saj qeveri në ikje’’, ka shkruar ai në facebook, duke shtuar se kjo ka ndodhur pa e analizuar situatën e shumë bizneseve të cilat që nga marsi i vitit kaluar e deri para pak dite kanë qenë të mbyllura me vendim të qeveris Kosovës në kuadër të masave që lidhen me Covid-19.

Mbi këtë njoftim ka reaguar edhe dega e LDK-së, në Prizren, duke thënë se kjo ka ndodhur si pasojë e i mungesës së ideve, kreativitetit dhe vullnetit për të punuar.

‘‘Komunës së Prizrenit edhe këtë vit i kanë shkuar në suficit 8 milionë e 688 mijë e 134 euro nga buxheti final që ka pasur prej 53,654,638.00 euro. Sipas raportit të auditorit, komuna ka shpenzuar vetëm 44,966,503.53 milionë euro apo 84% të buxhetit’’, shkruhet në reagimin e tyre.

Tutje, në postimin e LDK-së, thuhet se kryetari Haskuka, është i njohur tashmë për njeri që kërcënon e fyen shoqërinë civile, mediat, opozitën dhe se tash paska kërcënuar edhe qytetarët që këtë vit të vështirë pandemie, nuk kanë arritur që me kohë të përmbushin obligimin tatimues mbi pronat që posedojnë./LAJME365

Njoftimi i Komunës:

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.