Prizren: Nga 3 rastet e konfirmuara sot, 2 persona dyshohet se janë punonjës shëndetësor

IKSHPK-ja ka njoftuar se sot gjatë ditës janë testuar gjithsesj 130 persona për COVID-19.

Nga këto testime kanë rezultuar pozitiv 33 persona.

Në cilat qytete u shfaqën 33 rastet e reja me COVID-19?

IKSHPK-ja ka njoftuar se tre raste janë nga Komuna e Prizrenit.

Lajme365 kishte raportuar gjatë ditës se një punonjës nga Spitali i Prizrenit ishte në pritje të rezultateve nga IKSHPK-ja pasi kishte dyshime se ishte prekur nga COVID-19.

Burime të Lajme365 brenda IKSHPK-së bëjnë të ditur se dy nga tre rastet e konfirmaura sot janë punëtor shëndetësor në Spitalin e Prizrenit.

Ndërsa rasti i tretë është një puntor i një kompanie publike..

Ky informacion mbetet të konfirmohet nga IKSHPK-ja apo nga organet shëndetësore në Komunën e Prizrenit.

Dyshohet për një punonjës të Spitalit të Prizrenit të jetë prekur nga COVID-19