Prizren: Rrihen në mes vete dy burra dhe një grua

Në Prizren pas një mosmarrëveshje, janë rrahur në mes vete dy burra dhe një grua.

Rasti ka ndodhur rreth orës 11:30, ndërsa të dyshuarit si pasojë e lëndimeve të marra gjatë rrahjes kanë pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit nga Policia, me vendim të Prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si dhunë në familje, mirëpo Policia nuk ka dhënë detaje se në çfarë raporti familjar kanë qenë të dyshuarit.