Prizren: Therje me thikë në lagjen ” Bajram Curri”

Zëdhënësi i DRP në Prizren, Shaban Osmanollaj, njofton se sot rreth orës 15:39 minuta, Emergjenca e Spitalit të Prizrenit ka njoftuar se aty është sjell një person i therur me thikë, por që ndodhej jashtë rrezikut për jetë, raporton TV Prizreni.

Viktima i lindur ne vitin 2003, ka lëndim të lehtë trupor (therje me thike ), nga një person ende i panjohur për policinë. Viktima, pas trajtimit mjekësor po intervistohet në stacionin policor në Prizren, ka njoftuar për TV Prizreni zëdhënësi Osmanollaj.

Ndryshe, lidhur me këtë rast na kanë njoftuar të parët qytetarët e lagjes ” Bajram Curri”, të cilët na kanë informuar dhe dëshmuar edhe përmes fotografive se rasti ka ndodhur sërish në rrugën ” Nexhat Fanaj”, shumë afër vendit të incidentit fatal të para më shumë se një muaji ku kishte humbur jetën një nxënës i shkollës së mjekësisë si pasojë e goditjes me thikë./tvprizreni.net/