Prizrenasi ja sheh sherrin TikTok-ut, policia ia bastis dasmën

Policia e Kosovës ka arrestuar i dyshuari me inicialet E.H i cili ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar në Prizren, shkruan Gazeta Insajderi.

Videot dhe fotot duke shtënë me armë ishin postuar në rrjetin social TikTok dhe kështu polica ka arritur të identifikoj të dyshuarin.

Po ashtu, njësiti policor ka sekuestruar armën e tipit:“Pistoletë (me gaze), Carl Walther Arnsberg”.

“Me datë 28 janar 2022, policia në Prizren ka arritur të identifikoj , te dyshuarin, pas qe ka pranuar informatë me foto si dhe video xhirimet, ku i dyshuari i  ka publikuar në rrjetin Social Tik Tok, momentin kur i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng.Në lidhje me rastin u informua prokurori kujdestar i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregull”, thuhet në njoftimin e Policisë.