Prizrenasit i vidhet vetura

Një person ka raportuar në Polici se i është vjedhur vetura gjatë natës.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar ndërsa nuk janë dhënë detaje të tjera.

“Prizren 03.11.2019 – NN. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se persona të panjohur gjatë natës kanë vjedhur një veturë. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në njoftim.