Prizrenasit kritikojnë Komunën për projektet e rregullimit të rrugëve

Disa qytetarë të Prizrenit, janë të shqetësuar rreth punimeve shkel e shko që po bëhen në këtë Komunë. Një nga ata, ka postuar gjendjen e rrugës së transitit e cila sipas tij është shtruar vitin e kaluar dhe është dëmtuar pa i mbushur 364 ditë, shkruan ai .

“Rruga tranzite në Prizren në vitin 2018 është shtruar , ndërsa në vitin 2019 është në gjendje të mjerueshme. A thua kush duhet të jap përgjigje për këtë prej drejtorive ? A kanë pas mbikqyrje gjatë punimeve, apo çdo vit duhet të shtrohen rrugë në Prizren.  Po më duket se nuk kanë parë gjëra elementare, dhe për çdo vit të njëjtat rrugë duke i rregulluar!  A janë në pyetje tenderat, dhe përse kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, nuk ka kërkuar përgjegjësi prej drejtorive përkatëse ? Po presim përgjigje , sepse çdo vit po rregullohen rrugët, apo nuk e dimë si rregullohen në vende të tjera”, shkruan ky qytetar..