Prizrenasja Fanaj, Nënkryetare Parlamenti në Lucern

Ylfete Fanaj, e cila ka qenë femra e parë shqiptare e zgjedhur për anëtare të parlamentit në nivel kantonal në Zvicërr, është emëruar Nënkryetare e Parlamentit të Kantonit të Lucernit në Zvicërr.

Fanaj, me prejardhje nga Prizreni, kështu arrin në majat e politikës kantonale në Zvicërr.

Gëzimin për suksesin e arritur, Ylfete Fanaj e ka ndarë në një postim të saj në rrjete sociale.