Prizreni,Parisi dhe Aleanca Franceze do të organizojnë manifestimin “Nuit Blanche 2019″

Faqja zyrtare e Komunës së Prizrenit, njofton se të premtën do të nënshkruhet marrëveshja tri palëshe e bashkëpunimit në mes të Komunës së Prizrenit, Komunës Metropolitane të Parisit dhe Aleancës Franceze të Prishtinës.Bashkëpunimi ka të bëjë me organizimin e manifestimit “Nuit Blanche 2019” (Nata e Bardhë) në qytetin e Prizrenit dhe marrëveshja do të nënshkruhet nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, nënkryetari i Komunës së Parisit, Christophe Girard, dhe drejtoresha e Aleancës Franceze në Prishtinë, Anne-Sophie Veyrier. Nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa më pas do të ketë edhe prononcime për media nga akterët e këtij bashkëpunimi, thuhet në fund të këtij njoftimi.