Prizrenit i shtohet edhe një shesh

Komuna e Prizrenit ka inicuar procedurat për hartimin e projektit ideor për ndërtimin e një sheshi të ri, “Sheshi i Bazhdarhanes”.

Sheshi planifikohet të ndërtohet në hapësirën afër selisë së Kryetari të Komunës së Prizrenit, tek “Shtëpia e Bardhë”.

“Sheshi i Bazhdarhanes” parashihet të ketë 300 deri 400 vendparkingje të reja, një hapësirë të ndarë për treg duke ndikuar kështu të ringjalljes e ekonomisë në pjesën qendrore të qytetit të Prizrenit.

Për këtë qëllim, Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, ka ftuar një debat publik ku do të prezentohet dhe do të diskutohet projekti ideor “Sheshi i Bazhdarhanes”.

Projekti aktualisht është në fazën e hartimit dhe për këtë arsye mirëpresim të gjitha sugjerimet apo vërejtjet eventuale, të cilat do të kontribuonin në realizimin e këtij projekti.

Debati publik për të diskutuar mbi projektin ideor “Sheshi i Bazhdarhanes” do të mbahet me të premten, 5 korrik, duke filluar nga ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës së Prizrenit.