Probleme me furnizim të ujit në 5 fshatra të Prizrenit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar konsumatorët, se në Stacionin e Pompave “Sozi” Nashec, sot me datë 20.05.2019 prej orës 09:00 deri në 16:00, do të paraqitet problemi me furnizim me ujë të pijes.

Për shkak të defektit në gypin transportues fi 300 mm dhe probleme me furnizim të ujit do të ketë në këto zona:

• Planej
• Gorozhup
• Mile
• Mazrek
• Gjonaj

Ekipet e kompanisë janë duke punuar për rregullimin e defektit dhe me rastin e riparimit, do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijes, njofton KRU “Hidroregjioni Jugor”.