Probleme në aeroportin më të madh në botë

Aeroporti i Stambollit i cili u përurua me shumë pompozitet vetëm disa muaj më parë dhe i cili konsiderohet të jetë më i madhi në botë po has në vështirësi të ndryshme.

Gjatë gjithë ditës së sotme është raportuar se me dhjetëra aeroplanë nuk kanë arritur të aterrojnë në pistën e aeroportit më të madh në votë. Shkak për këto probleme është raportuar të jetë era e cila po fryen nga drejtimi i Detit të Zi.

Aeroplanët janë udhëzuar të aterrojnë në aeroporton e qytetit Çorlu ku udhëtarët kanë mbetur të bllokuar me orë të tëra.

Ekspertë të shumtë të aviacionit kishin tërhequr me kohë vërejtjen mbi lokacionin jo të përshtatshëm të përzgjedhur për ndërtimin e aeroportit të ri duke ngritur njëkohësisht edhe dilema nëse me të vertetë ky shtet ka nevojë dhe kapacitet për një aeroport të përmasave të tilla.