Probleme në mes dy komunave të AAK-së, kërkohet ndërhyrja e Kryeministrit Haradinaj

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, i ka bërë thirrje publike Kryeministrit Haradinaj për të ndërhyrë në një çështje problematike të kësaj komune me Komunën e Gjakovës.

Shkak për përplasje të dy komunave të udhëhequra nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilin e drejton Kryeministri Haradinaj, është bërë devijimi i Lumit “Ereniku i Vogël”.

Në thirrjen publike drejtuar Kryeministrit Haradinaj, Kryetari i Junikut ka shkruar se: “Po vazhdojnë punimet dhe veprimet e paligjshme përgjatë tërë Parkut Nacional të Bjeshkëve të Nemuna për marrjen e Lumit “Ereniku i Vogël” nga ana e Komunës së Gjakovës, KRU Gjakova dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Punimet po vazhdojnë përkundër faktit se komuna e Junikut dhe qytetarët e saj kanë dorëzuar kërkesën dhe peticionin për shfuqizimin e vendimeve lidhur me këtë çështje në zyrën tuaj me datë 26.04.2019.”

“I nderuar Kryeministër, veprimet që po bëhen janë të paligjshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin Nr.04/L-147 për Ujërat e Kosovës, Ligjin Nr.04/L-086 për Parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, Ligjin Nr.03/L-025 për Mbrojtjen e Mjedisit, Ligjin Nr.03/L-233 për Mbrojtjen e Natyrës dhe me Normat, Konventat Ndërkombëtare të Ujërave. Andaj, mbi këtë bazë, bashkë me shqetësimin legjitim të qytetarëve të komunës sonë, Ju bëjmë Ftesë Publike që si Kryeministër i vendit dhe Kryetar i Këshillit Ndërministror të Ujërave të Kosovës, të veproni ligjërisht dhe t’i shfuqizoni këto vendime” ka shkruar Kuçi duke përkujtuar në fund Kryeministrin Haradinaj se: ” Veprimi i juaj bën që Ju, të mos viheni në anën e qytetarëve të Junikut, Rekës, Lugut dhe as të Kryetarit të Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjinit por në anën e së drejtës, ligjshmërisë dhe interesit të përgjithshëm”.

Ky është postimi i plotë i Kryetarit të Komunës së Junikut, Agron Kuçi, drejtuar Kryeministrit Haradinaj: