Procedura disiplinore ndaj gjashtë të dënuarve në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Mbrëmë rreth orës 21:45,  Departamenti i Sigurimit dhe Njësiti Intervenues i Shërbimit Korrektues të Kosovës, kanë realizuar  një operacion  kontrollues në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Gjatë realizimit të këtij operacioni janë gjetur gjëra të palejueshme, me ç ‘rast janë  konfiskuar dy telefona celularë, tri sim kartela, dy ngjitës special, dy usb dhe një mikroqip.

Si rezultat i këtyre gjetjeve, janë iniciuar procedura disiplinore ndaj gjashtë të dënuarve.

Operacioni është monitoruar nga stafi i lartë menaxhues i Q.K Dubravë, e gjithë proceduar ka qenë e befasishme dhe profesionale.

Me qëllim të parandalimit dhe reduktimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë me operacione të rregullta të kontrollës nëpër të gjitha qendrat korrektuese dhe ato të paraburgimit, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Qendra Korrektuese e Dubravës është qendër e tipit të mbyllur, e cila në kuadër të njësive përbërëse dhe pavijoneve bën pranimin dhe vendosjen e të dënuarve prej 3 muaj deri në 15 vite dënim.