Prodekanja e Fakultetit të Studimeve Islame, Besa Ismaili aderon në PDK

Prodekanja e Fakultetit të Studimeve Islame, Besa Ismaili, ka aderuar sot në Partinë Demokratike të Kosovës.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e ka quajtur shpresëdhënëse bashkimin e Besa Imailit, siç e ka cilësuar ai, në luftën e tij kundër korrupsionit dhe nepotizmit.

“Sot i urova mirëseardhjen në Partinë Demokratike të Kosovës, Besa Ismailit, profesoreshës së Fakultetit të Studimeve Islame. Lajm shumë shpresëdhënës që edhe ajo iu bashkua luftës time kundër korrupsionit dhe nepotizmit për të krijuar mundësi për gjeneratat e reja”, ka deklaruar Veseli.

“Unë jam i gëzuar që ajo e ka gjetur veten tek Partia Demokratike e Kosovës e cila është një parti konservatore e qendrës së djathtë që mbështet vlerat tradicionale të shoqërisë sonë dhe ka vizionin e duhur për të ardhmen e vendit tonë. Ne do të punojmë së bashku, dhe do t’ia dalim që të ndërtojmë një Kosovë të zhvilluar” ka shkruar ndër tjera Veseli, në profilin e tij në rrjete sociale.

Ky është postimi i plotë i Kadri Veselit: