Profesori i gjimnazit të Pejës kanos psikologen e shkollës

Fadil Ramaj, profesor i gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë, ka kanosur Ergita Zajmin, psikologe e kësaj shkolle, me fjalët se do ta privojë nga jeta, për çka është dënuar me një mijë euro gjobë, ose në të kundërten dënimi do të shëndrohet në burg.

Sipas aktakuzes që ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, ngjarja ka ndodhur në zyrën e drejtorit të gjimnazit në fjalë, me ç’rast profesori Ramaj seriozisht kanos të dëmtuarën, përkatësisht psikologen e kësaj shkolle, Ergita Zajmi, me fjalë se do ta privojë nga jeta, ndërsa sipas aktakuzes, shkak i këtsaj ngjarje ishte rasti kur psikokogeja Zajmi, kishte kërkuar nga drejtori që trajtojë një ankesë, e cila e atakonte profesorin.

Peja në Fokus mëson se bëhet fjalë për ankesën që ishte iniciuar nga nxënësja B.K., ndaj profesorit, rreth shqetësimeve që ajo kishte pranuar me mesazhe nga ky profesor i pandehur, ndërsa  gjatë takimit që kishte zhvilluar në prezencë të drejtorit dhe kujdestarit të klasës X, i pandehuri i drejtohet të dëmtuarës, në këtë rast psikologes që përfaqësonte nxënësen, me fjalët “unë e kryj vet këtë punë, ju paloj dhe ju shti në dhe, unë kam lufutar, jam fis Berishe dhe me krejt çka ki ju zhduki”, për çka tek e dëmtuara shkakton ankth dhe frikë për jetën dhe sigurinë e saj.

Për këto veprime, Fadil Ramaj akuzohet se ka kryer veprën penale “kanosje” nga neni 181, paragrafi 2 të KPRK-së.