Profil |Kush është përfaqësuesja e parë e Kosovës në Izrael

Ines Demiri, është diplomatja e parë kosovare në Izrael. Ajo është emëruar fillimisht si e Ngarkuar me Punë e Republikës së Kosovës në këtë shtet.

Me të marr këtë pozitë, Demiri ka hyrë në historinë e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael, si zyrtarja e parë e Kosovës midis këtyre dy vendeve, shkruan Gazeta Insajderi.

Demiri më herët ka shërbyer si diplomate në konsullatën e Kosovës në New York.

Më 26 shkurt Demiri kishte postuar disa foto në rrjetin e saj social “Tëitter”, ku kishte bërë të ditur shkuarjen e saj në Izrael.

“E lumtur të njoftojë ardhjen time në Izrael si përfaqësuesja e parë e Kosovës. Presim të forcojmë miqësinë tonë me veprime konkrete që do të ndihmojnë të dy vendet tona. Faleminderit për mikpritjen tuaj të ngrohtë”, kishte shkruar Ines Demiri.

Demiri është nga Prizreni. Është vajza e Votim Demirit kryetarit të Komunitetit Hebraik në Kosovë. Ajo jeton në New York, ndërsa studimet i ka nisur në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Filozofik, ku më pas ka vazhduar studimet e saj në kolegjin “Eugene Delacroix”.

Izraeli ka njohur pavarësinë e Kosovës pas marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, pikë kjo e cila ka qenë në marrëveshjen e përgatitur nga ish-i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Richard Grenell, në krye me ish-presidentin e Donald Trump.

Kjo marrëveshje e cila është nënshkruar nga kryeministri në detyrë Avdullah Hoti kishte thënë se “me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, shteti i Kosovës, shënon konsolidim në arenën ndërkombëtare duke krijuar miq edhe në Lindjen e Mesme”.

Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike ndërmjet të dy vendeve. Ky hap u cilësua nga të dyja vendet si historik dhe ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në mënyrë virtuale. Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabriel Ashkenazi.

Në ceremoninë virtuale të nënshkrimit morën pjesë edhe Nënsekretari amerikan i Shtetit, Mattheë Palmer dhe ambasadorët amerikanë në Prishtinë dhe në Jerusalem. Ministri i Jashtëm  i Izraelit Gabriel Ashkenazi, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovës e cilësoi si një datë historike.

“Vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit është një hap i rëndësishëm, historik dhe emocionues. Sot në mëngjes mora një kërkesë zyrtare për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem dhe padyshim e miratova dhe mezi pres ta shoh të hapet, shpresoj shumë shpejt”, tha ministri Izraelit Ashkenazi.  /Insajderi.org