Prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 64 aktakuza kundër 80 personave

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur 64 aktakuza kundër 80 personave, për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar 9 persona për vepra të ndryshme penale. Ndërkaq, janë bërë 2 kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër 2 personave.

Ndërsa, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka lëshuar një urdhëresë për sekuestrim të përkohshëm të pasurisë konform nenit 112, si dhe, Prokuroria Themelore në Ferizaj- Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të një kompjuteri dhe printeri.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 1 personi për veprën penale “Transplantimi i kundërligjshëm dhe trafikimi i organeve dhe qelizave njerëzore”. Po ashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit njofton opinionin se janë ngritur gjithsej 19 aktakuza, ndaj 21 personave, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur 16 aktakuza, si dhe 3 aktakuza në Departamentin e Krimeve të Rënda.

Në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur 2 aktakuza, për 2 persona për veprat penale: “Vjedhje e rëndë” dhe “Kanosje“ sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm janë ndaluar 2 persona për 48 orë.

Në Prokurorinë Themelore të Pejës, gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një i mitur për shkak të veprës penale “Tentim Vrasje”, i njëjti është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit të shtetit. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 5 aktakuza në Departamentin e Përgjithshëm, kundër 6 personave për vepra të ndryshme penale.

Në Prokurorinë Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur 5 aktakuza kundër 7 për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinionin se për 24 orët e fundit, janë ngritur 4 aktakuza, kundër 4 personave për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, e njëjta prokurori ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit B.K., me dyshimin se ka kryer veprën penale “ dhuna në familje”, nga neni 248 paragraf 1. të KPRK-së.

Në prokurorinë Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një person për veprën penale “grabitje e armatosur” nga neni 317 KPRK. Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur 5 aktakuza kundër 6 personave. 3 aktakuza me 4 persona për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188/KPRK; 1 aktakuzë me 1 person për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale” nga neni 314/KPRK; 1 aktakuzë me 1 person për veprën penale “Kanosje” nga neni 181 KPRK.

Prokuroria Themelore në Ferizaj gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Kjo prokurori ka ngritur njëzetë e katër (24) aktakuza ndaj tridhjetë e katër (34) personave për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Ferizaj- Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të një kompjuteri dhe një printeri, njofton Prokurori i Shtetit.