Prokuroria aktakuzë ndaj deputetit dhe ish ministrit që gjuajti me pushkë në shënjestër

Gjuajta me pushkë në një fushë të fshatit Pouskë në Komunën e Prizrenit i ka kushtuar me aktakuzë deputetit Rasim Demiri.

LAJME365 kishte raportuar kur me datë 30 mars ishte arrestuar deputeti Rasim Demiri.

EKSKLUZIVE:Arrestohet deputeti,kapet me armë nga Policia

Demiri, që sot është deputet në Kuvendin e Kosovës nga partia VAKAT, në qeverisjen e kaluar të udhëhequr nga Ramush Haradinaj kishte mbajtur pozitën e ministrit.

Deputeti akuzohet se me datë 30 mars rreth orës 16:00 në fshatin Pouskë të Prizrenit, kishte përdorur armë zjarri – pushkë gjysmë automatike.

Sipas Prokurorisë deputeti Rasim Demiri dhe i bashkëakuziari M.P, me datë 30 mars kishin dalur në një fushë dhe kishin vendosur një shënjestër për të gjuajtur me pushkë gjysmë automatike.

Deputeti Rasim Demiri akuzohet për veprën penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.

Ndërsa i bashkëakuzuari M.P., akuzohet për dy vepra penale, mbajtja në pronësi kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve, respektivisht të pushkës gjysmë automatike dhe 19 fishekë të kalibrit të panjohur, dhe për veprën penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.

Sipas Kodit Penal të Kosovës vepra penale përdorimi armës apo mjetit të rrezikshëm që po akuzohet deputeti Demiri dënohet me burgim prej 1 deri në 8 vjet.

Deputeti i Kosovës nga Koalicioni VAKAT, Rasim Demiri kishte reaguar pas arrestimit të tij nga Policia e Kosovës.

Ai përmes një videoje të publikuar në Facebook ka demantuar lajmin për arrestimin e tij, dhe këtë lajmt ai e ndërlidh me votën e tij pë rrezimin e Qeverisë Kurti.

Reagon Rasim Demiri, flet për arrestimi i tij