Prokuroria do të marrë hapa ndaj anëtarit të Nismës që paralajmëroi vrasjen e Albin Kurtit

Prokuroria e Prishtinës ka paralajmëruar masa ndaj një deklarate që kandidati i Nismës Socialdemokrate për deputet Haxhi Hoti ka bërë në “Facebook”

Sot, Hoti kishte shkruar se Albin Kurti i ka vetëm dy rrugë, të largohet nga Kosova ose të vritet.

Lidhur me këtë deklaratë, KALLXO.com ka kontaktuar Kryeprokurorin e Prokurorisë së Prishtinës, Kujtim Munishi i cili tha se sapo e ka parë këtë lajm.

“Sapo e pashë lajmin, se s’kam pasur informacion. Është herët me dhanë përgjigje. Do të marrim hapa konform dizpositave ligjore si për atë, si për secilin që bie ndesh me ligjin. Por gjithsesi që do të ndërmerren hapa, por sapo e pashë lajmin”, tha Munishi. / Kallxo.com