Prokuroria e Pejës sot deklarohet për ngritjen e dhjetëra aktakuzave ndaj “veteranëve të rrejshëm”

Prokuroria Themelore e Pejës ka paralajmëruar se të premten do të njoftojë opinionin për ngritjen e dhjetëra aktakuzave për rastin “veteranët e rrejshëm”.

“Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e organizuar nga Prokuroria Themelore e Pejës, ku temë diskutimi do jetë ngritja e dhjetëra aktakuzave për rastin e njohur në opinionin publik si “veteranët e rrejshëm”.”, thuhet në njoftimin për media të Prokurorisë Themelore të Pejës