Prokuroria interviston Dardan Molliqajn dhe Haki Abazin

Dardan Molliqaj, Haki Abazi e Rexhep Hoti janë duke u intervistuar nga Prokuroria në Prishtinë.

Intervistimi i tyre ka të bëj me përleshjen e mbrëmshme pas një debati televiziv.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, teksa kanë bërë të ditur se intervistimi i personave në fjalë vije pas deklaratave të mbrëmshme të Haki Abazit se është sulmuar fizikisht nga Molliqaj.

E Abazi për lajmi.net tha mbrëmë se është sulmuar nga vet Molliqaj dhe nga një person që po e shoqëronte atë.

Sipas tij, njerëzit nuk e kanë parë atë se çfarë ka ndodhur.